Québec, provinca e fundit kanadeze që nga nesër heq detyrimin e mbajtjes së maskës
- Published in Kanada
Pas gati dy vjetësh, më në fund nga mesnata e sotme, banorët e provincës së Québec, të fundit në gjithë Kanadanë, nuk do jenë më të detyruar të mbajnë maskë në ambientet publikë, përveçse në automjetet e transportit publik dhe brenda institucioneve të kujdesit shëndetësor.
Kësisoj, restorantet, teatrot, baret, objektet e kultit, qendrat sportive, palestrat do të frekuentohen lirisht pa maskë, si në kohën para pandemisë. E njejta gjë edhe për shkollat, transportin shkollor dhe kopshtet e fëmijëve.
Autoritetet e Shëndetit Publik megjithatë vazhdojnë të rekomandojë mbajtjen e një maske për t'u mbrojtur nga COVID-19 dhe viruse të tjerë të frymëmarrjes dhe në mënyrë të përsëritur kanë ftuar ta bëjnë këtë të moshuarit, të sëmurët, të imunosupresionuarit ose personat të cilët gjendja shëndetësore i ekspozon më shumë ndaj komplikimeve mjekësore.
Mbajtja e maskës mund të vazhdojë gjithashtu te jetë e detyruar nga disa punëdhënës për arsye shëndetësore dhe sigurie në fabrika të caktuara ose në biznese ku ofrohen shërbime personale, si për shembull floktoret ose klinikat e bukurisë.
©Flasshqip.ca
Foto : The Canadian Press (në foto ministri i shëndetësisë Christian Dubé)












