Kanada

Pierre Poilievre zgjidhet lider i Konservatorëve kanadezë me mbi 68% të votave

  • Published in Kanada

Fitore spektakolare e Pierre Poilievre në garën për kreun e Partisë Konservatore të Kanadasë me 68.15% të votave. Ashtu siç ishte paralajmëruar, rezultati u shpall sot (10.09) në Ottawa rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Sipas procesit zgjedhor të përcaktuar në statutin e Partisë Konservatore, secila nga 338 njësitë zgjedhore (as sa është numri i deputetëve në Dhomën e Komunave) vlente 100 pikë dhe votat u shpërndanë në mënyrë proporcionale. Pierre Poilievre fitoi gjithsej 330 zona elektorale (në Québec 73 nga 78).

Në fjalimin e tij të parë pas fitores, lideri i ri konservator vlerësoi punën e secilit prej kundërshtarëve të tij duke dhënë njëkohësisht mesazhin e unitetit në adresë të gjithë anëtarëve të partisë pa përjashtim.

Më pas, ai u përqëndrua te analiza e qeverisjes aktuale Trudeau, duke u fokusuar kryesisht te rritja e kostos së jetesës për kanadezët e thjeshtë dhe shpenzimet e qeverisë që e kanë çuar borxhin publik në shifrat më të larta në gjithë historinë e shtetit kanadez.

©Flasshqip.ca

Foto: Reuters/Blair Gable