Kanada

Tërmet në pjesën veriore të Montréalit Metropolitan

  • Published in Kanada

Një tërmet me magnitudë 3.7 sipas shkallës Richter ka lëkundur dje në mbrëmje (14.11) në orën 21:23 Bregun Verior të Montréalit Metropolitan. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht Agjencia Federale Earthquakes Canada, sipas të cilës nuk janë shkaktuar dëme.

Burime të tjera nga rrjetet sociale dhe mediat kanë informuar që tërmeti është ndjerë në disa pjesë të ishullit të Montréalit si dhe në Laval, Longueuil dhe disa bashki të tjera të Bregut Jugor në rajonin Montérégie.

Earthquakes Canada njoftoi gjithashtu se epiqendra e tërmetit ndodhej në një gjerësi gjeografike prej 45.74 në Veri dhe 73.64 në Perëndim dhe 10 kilometra në thellësi, afër Saint-Jérôme, më saktësisht në qendër të terrenit të golfit Le Versant në Terrebonne. Matjet nga sizmografët e agjencisë federale të disponueshme në internet, tregojnë qartë se vala goditëse u ndje për qindra kilometra përreth deri në New Brunswick në Lindje dhe në Sudbury Ontario, në Perëndim

 

10 tërmetet më të fuqishëm prej 100 vjetësh në Québec sipas shkallës Richter

6,3 Ungava: 25 dhjetor 1989

6,2 Charlevoix: 1 mars 1925

6,1 Témiscamingue: 1 nëntor 1935

5,9 Saguenay: 25 nëntor 1988

5,8 Cornwall: 5 shtator 1944

5,4 Rivière-du-Loup: 6 mars 2005

5,2 Témiscamingue: 1 janar 2000

5,1 Cap-Rouge: 5 nëntor 1997

5,0 Gatineau: 23 qershor 2010

3,9 Épiphanie: 17 maj 2021

 

©Flasshqip.ca me informacion nga Erthquakes Canada

Fotot: Visit Montreal; Earthquakes Canada