Kanada

Kanada, 431 000 rezidentë të rinj të përhershëm u miratuan gjatë 2022

  • Published in Kanada

Sipas njoftimit të djeshëm (19.12.) të Ministrisë federale kanadeze për Imigracionin, Refugjatët dhe Shtetësinë, me rreth 431 000 rezidentë të përhershëm të aprovuar gjatë vitit 2022, duke arritur deri diku të rikuperojë vonesat e shkaktuara nga pandemia, Kanadaja e ka tejkaluar rekordin e vitit të kaluar. Gjatë 2021 shifra ishte 405 000 çka deri dje konsiderohej si numri më të lartë i emigrantëve të pranuar brenda një viti të vetëm në historinë e vendit.

Raportohet se deri në fund të nëntorit, janë përpunuar rreth 4.8 milionë kërkesa, pothuajse dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021, numër ky që përfshin më shumë studentë dhe punëtorë të përkohshëm. Në total janë analizuar më shumë se 670 000 aplikimeve për leje studimi dhe rreth 700 000 leje pune. Immigration, Refugees and Citizenship Canada (IRCC) ka deklaruar gjithashtu se ka rritur edhe ritmin e trajtimit të kërkesave për viza vizitorësh.

Po kështu, në krahasim me vitin e kaluar pritet të tejkalohet edhe numri i kërkesave të miratuara për shtetësi. Vetëm midis muajve prill dhe nëntor të këtij vitit, shtetësinë kanadeze, e për rrjedhojë edhe të drejtën e votes, e fituan rreth 251 000 vetë.

©Flasshqip.ca me informacion nga The Canadian Press

Foto: IRCC