Kanada

Kanada - 2022 vit rekord për demografinë, mbi 39 milionë banorë prej 1 tetorit

  • Published in Kanada

Ndërsa vitit 2022 po i afrohet fundit, rezulton që popullsia e Kanadasë sivjet është rritur më shpejt se çdo vit tjetër që nga koha e krijimit të Konfederatës.

Sipas Statistics Canada, vetëm midis korrikut dhe tetorit 2022, numri i banorëve në vend është rritur me 362,453 vetë, ose 0.9%. Agjencia federale ia atribuon këtë fakt rritjes së numrit të banorëve jo të përhershëm, duke përfshirë personat e ardhur me leje pune si dhe të ardhurit qysh nga sulmi ushtarak i Rusisë në Ukrainë.

Më konkretisht, në deklaratën për shtyp të publikuar dje (21.12.) thuhet se “ky nivel i lartë i rritjes ka ardhur kryesisht (94.0%) si pasojë e migrimit ndërkombëtar (+340,666 vetë), çka për rrjedhojë bëri që për herë të parë popullsia e Kanadasë ta tejkalojë shifrën 39 milionë dhe që nga 1 tetori 2022 ajo llogaritet afërsisht 39,292,355 banorë.

Ky fluks gjatë periudhës së lartpërmendur tre mujore është më i madh se rritja totale e popullsisë prej 350,000 për të gjithë vitin 2011 dhe kjo është norma më e shpejtë e rritjes për një tremujor, që nga tremujori i dytë i vitit 1957. Në atë kohë, pati një bum lindjesh në krahasim me vitet e para të pasluftës si dhe një fluks refugjatësh pas Revolucionit hungarez të vitit 1956.

©Flasshqip.ca me informacion nga The Canadian Press