Kanada

Kanadaja shpartallon Suedinë në finalen e Botërorit në Hokej U-18 për femra

  • Published in Kanada

Ekipi kanadez U-18 në hokej për femra, nën drejtimin e trajneres Courtney Birchard Kessel, është shpallur dje (15.01) për të dytën herë radhazi kampion Bote duke fituar kupën dhe medaljet e arta në fazën finale që u zhvillua në datat 9-15 janar 2023 në Östersund (Suedi).

Kanadezet shpartalluan formacionin e vendit organizator, Suedisë, me rezultatin 10-0. Lojtarja 16-vjeçare Caitlin Kraemer nga Waterloo (Ontario), e cila në finale shënoi 4 gola, u shpall golshënuesja me e mirë e e kampionatit me 10 gola gjithsej, të realizuar në 5 ndeshje.

Caitlin Kraemer

Në ndeshjen finale, Alexia Aubin me një dygolësh, Abby Lunney, Piper Grober, Mackenzie Alexander dhe Charlotte Pieckenhagen shënuan gjithashtu, ndërsa Hannah Clark stopoi 21 goditje duke e ruajtur të paprekur rrjetën e Kanadasë.

Përpara takimit final, ekipi kanadez i fitoi të gjitha ndeshjet, duke mundur 8-0 Finlandën, 4-2 Suedinë, 3-1 SHBA dhe sërish Finlandën 3-2.

©Flasshqip me informacion nga Radio-Canada Sport

Fotot: The Canadian Press/Per Danielsson