British Columbia: Një ekspozitë unikale mbi Egjyptin e lashtë
- Published in Kanada
Një ekspozitë unikale në llojin e vet me temë Egjyptin e lashtë, ka hapur dyert në Royal Museum të kryeqytetit të provincës British Columbia, Victoria.
Më shumë se 300 artefakte që mbulojnë një periudhë historike egjyptiane 4500-vjeçare mund të zbulohen e vizitohen aty deri më 31 dhjetor.
Kjo ekspozitë, e titulluar “Koha e Faraonëve”, konsiderohet me vlera të rral sepse gjithshka përmban, përbën një koleksion unik artefaktesh të marra nga muze të ndryshme të botës dhe të ekspozuara sëbashku për herë të parë në Kanada.
Ka qënë një sfidë e vërtetë logjistike sjellja e tyre në Victoria, pasi një pjesë janë me përmasa të mëdha – ka deklaruar drejtori i institucionit, Jack Lohman, sipas të cilit, ky është projekti më ambicioz i realizuar ndonjëherë nga Royal Museum i British Columbia.
Në foto busti i Hatshepsut, një nga të parat femra që mbretëroi në Egjypt, mbretërimi i të cilës zgjati 20 vjet.
Burimi: Radio Canada
Photo credit: Jason D’Souza/CBC












