Kanada

Pierre Poilievre i kërkoi Joe Biden që kanadezëve të pavaksinuar t’u lejohet hyrja në SHBA

  • Published in Kanada

Lideri i opozitës dhe kreu i Partisë Konservatore Kanadeze Pierre Poilievre ka deklaruar për mediat së gjatë komunikimit të djeshëm në Parlament (24.02) me presidentin e SHBA Joe Biden, i ka kërkuar atij anulimin e vendimit të qeverisë amerikanë për moslejimin e qytetarëve kanadezë të pavaksinuar kundër COVID-19 të hyjnë në SHBA.

Pas takimit të tyre, Pierre Poilievre u pohoi gazetarëve se “miliona njerëz të mirë, të denjë dhe të ndershëm, po diskriminohen në kufi për shkak të një vendimi personal”, duke kujtuar se Kanadaja i lejon amerikanët e pavaksinuar të hyjnë në territorin e saj. Lideri konservator ka shtuar megjithatë që “e konsideron presidentin Biden si një fqinj miqësor dhe të mirë të Kanadasë” dhe në një aspekt më personal ai i ka përmendur atij se kanë të njejtën trashëgimi irlandeze.

Ndërkohë, gjatë bisedës së shkurtër mes Joe Biden dhe Pierre Poilievre, ky i fundit ka theksuar domosdoshmërinë që Kanadaja të forcojë sistemet e saj të mbrojtjes dhe të investojë në Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD). Po ashtu shefi i opozitës i ka bërë thirrje kreut të Shtëpisë së Bardhë që të bëjë një përjashtim për Kanadanë duke mos aplikuar për të politikën “By American” si dhe t'i japë fund tarifave pë lëndët drusore, duke kujtuar se kjo mosmarrëveshje e gjatë ishte kapërcyer gjatë periudhës së qeverisjes së kryeministrin konservator Stephen Harper. Poilievre u ka pohuar gazetarëve se lidhur me këto çështje prioritare është i bindur se kryeministri Trudeau nuk ka bërë përpjekje për të mbrojtur interesat e qytetarëve kanadezë.

© Flasshqip me informacion nga Radio-Canada

Foto: The Canadian Press/Justin Tang