Kanada

Valë blu në Prince Edward Island - Fitore spektakolare e konservatorit Denis King

  • Published in Kanada

Partia Konservatore-Progresiste e kryeministrit Denis King ka arritur një fitore spektakolare dje (03.04) në zgjedhjet e provincës Prince Edward Island. Ky është mandati i dytë radhazi për 52 vjeçarin King, i cili e drejton provincën ishullore qysh prej vitit 2019. Nëse herën e parë ai fitoi në minorancë, më vetëm 12 deputetë nga 27, në zgjedhjet e djeshme, me 56% të votave në favor të partisë së tij, ai ka arritur të marrë 22 deputetë (81% e vendeve), duke lënë pas Liberalët me 4 deputetë dhe të Gjelbrit me dy deputetë.

Përveç Dennis King, që rifitoi në zonën e tij elektorale Brackley-Hunter River, edhe zëvendëskryeministrja Darlene Compton dhe gjithë ministrat e kabinetit qeveritar kanë arritur të rizgjidhen. Ndërkohë kreu i Partisë së Gjelbër Peter Bevan-Baker fitoi në zonën New Haven-Rocky Point duke lënë jashtë parlamentit kryetaren e Partisë Liberale Sharon Cameron, e cila garoi në të njëjtën zonë. Edhe kryetarja e Neodemokratëve (NDP) Michelle Neill, gjithashtu nuk arriti të zgjidhet duke u renditur e katërta në zonën ku kandidoi.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në Prince Edward Island, ka arritur mbi 70% dhe në votimin paraprak kanë marrë pjesë 34.6% e votuesve me të drejtë vote. Provinca ishullore, më e vogla ndër 10 provincat kanadeze, ka një sipërfaqe 5.660 km2 dhe një popullsi prej rreth 175,500 banorësh.

©Flasshqip.ca me informacion nga Radio-Canada

Foto: The Canadian Press/Brian McInnis