Ontario shton numrin e ftesave për kandidatët e Express Entry
- Published in Kanada
Tërheqja e shortit për punonjësit me profesion dhe e punonjësve të kualifikuar që flasin gjuhën frënge vazhdoi javën e saj të shtatë.
Ontario ka siguruar më shumë ftesa nëpërmjet linkut Express Entry për grupin e punonjësve me profesion dhe punonjësve të kualifikuar që flasin gjuhën frënge.
Raundet e fundit të ftesave u mbajtën më 23 dhe 24 maj dhe siguruan një total prej 64 Njoftime të Interesit (NOI) (Notification of Interest) për kandidatët më të përshtatshëm në Express Entry.
Shortet në Ontario vazhdojnë duke u kryer raunde të përjavëshme për të dyja këto grupe që nga java e dytë e prillit.
Programi i Nominimit të Emigracionit të Ontarios (OINP) tha se 30 kandidatët e Express Entry të cilët fituan ftesën e grupit të Punonjësve të Kualifikuar, paraqitën profilin e tyre në periudhën 1 janar-23 maj 2018, ndërsa 34 kandidatët e Express Entry të ftuar përmes grupit të Punonjësve të Kualifikuar frengjishtfolës, paraqitën profilin e tyre në periudhën 1 janar-24 maj 2018.
Nuk ka një kërkesë për një rezultat minimal në Sistemin e Renditjes Gjithëpërfshirës (CRS) për kandidatët e çdo grupi si dhe për ata të Express Entry të cilët janë të nominuar nga Ontario të marrin 600 pikë shtesë në rezultatin e tyre CRS.
Ontario ka publikuar 727 NOI (Notification of Interest) në grupin e Punonjësve të Kualifikuar që nga fillimi i vitit 2018. 502 kandidatë të Express Entry NOI i ka marrë përmes grupit të punonjësve të kualifikuar frengjishtfolës.
Ontario gjithashtu ka lëshuar 2.587 NOI në vitin 2018 përmes Grupit të Prioriteteve të Kapitalit Njerëzor, i cili gjithashtu lidhet me sistemin e Express Entry.
OINP (Programi i Nominimit të Emigracionit të Ontarios) thotë se do të vazhdojë lëshimin e NOI për kandidatët Express Entry federalë, të cilët janë të përshtatshëm për një nga grupet e Express Entry sipas kushteve të zakonshme.
Grupi i Punonjësve të Kualifikuar është për punëtorët e kualifikuar me një profil të vlefshëm në Express Entry, të cilët janë të përshtatshëm për Klasën me Përvojë Kanadeze dhe kanë përvojë pune në një profesion të kualifikuar të vlefshëm.
Grupi i Punonjësve të Kualifikuar Frengjishtfolës u lançua në vitin 2015 për të synuar kandidatët frengjishtfolës të Express Entry, të cilët kualifikohen në një nga dy grupet: ai i Punonjësve të kualifikuar federalë si dhe ai i Punonjësve me përvojë kanadeze dhe që kanë njohuri të mjaftueshme në gjuhën angleze (CLB 6 ose më e lartë).
Ekzistojnë gjithashtu kritere unike provinciale që kandidatët duhet të përmbushin.
Kandidatët e Express Entry, që kanë marrë një NOI në raundet e fundit kanë 45 ditë kalendarike nga data e lëshimit të letrës së NOI për të paraqitur një aplikim online në OINP.
Burimi: cicnews.com
Përgatiti: Ariola Mani












