Kanada: Rritja ekonomike, e pamundur pa imigracionin!
- Published in Kanada
Ministri i Imigracionit Ahmed Hussein vlerëson efektin e programit Express Entry
Kur është fjala për të ardhmen e imigracionit në Kanada, kjo nuk është më thjesht një pyetje "pse imigracioni", por "sa", thotë Ministri Federal, Ahmed Hussen. "Për këtë po debatohet tani," i tha ai audiencës së tij në Samitin Kanadez të Imigracionit 2018, në Ottawa.
"Pa imigracionin, mundësia jonë për të forcuar ekonominë do të bëhet një pamundësi", pohoi Hussen, duke iu referuar një raporti të fundit studimor të Conference Board of Canada.
Raporti bën të ditur se një normë imigrimi prej 1% të popullsisë së Kanadasë deri në vitin 2030 do të ndihmonte në kompensimin e sfidave të shkaktuara nga një popullsi e plakur dhe do të kontribuonte në 1/3 e normës së parashikuar të rritjes mesatare vjetore reale të GDP-së të Kanadasë prej 1.9 përqind që parashikohet te jetë në atë vit.
"Në një ekonomi shumë-trilion dollarëshe, kjo është thelbësore," tha Hussen.
Hussen deklaroi gjithashtu se në vitin 1971, për çdo pensionist kishte gjashtë forca kanadeze punëtore, një raport që në 2012 ra në 4:1 dhe deri në vitin 2036 mund të shkojë në 2:1 nëse nivelet e imigracionit nuk do të jenë rritur.
"Si do ta ruajmë atë që kemi tani me një raport prej 2:1," shtroi pyetjen Hussen, duke ju drejtuar programeve sociale si shëndetësia publike, pensionet dhe infrastruktura.
Plani shumëvjeçar i Kanadasë për imigracionin, i cili u prezantua vitin e kaluar, po i përgjigjet kësaj sfide demografike në rritje, tha ai, dhe deri në vitin 2020 do të sjellë një rritje të shkallës së imigracionit deri në 0.9 % të popullsisë kanadeze.
"60% e këtij imigracioni do të jetë në kategorinë ekonomike për të mbushur boshllëqet e tregut të punës, si dhe të profesioneve", tha Hussen. Express Entry po fton më tepër punëtorë me kualifikim të lartë.
Ai gjithashtu theksoi "ndikimin e thellë" në uljen e pikave shtesë për një ofertë pune, që erdhi si rezultat i ndryshimeve në sistemin Express Entry të emigrimit ekonomik të qeverisë federale prezantuar në fund të vitit 2016, midis shumë ndryshimeve të tjera.
Departatmenti i Imigracionit, Refugjatëve dhe Qytetarisë Kanadeze, ka konfirmuar se ndryshimet kanë rritur ndjeshëm numrin e ftesave për Rezidencë të Përhershme të lëshuara nëpërmjet Express Entry në favor të kandidatëve me rezultat më të lartë të të ashtuquajturit kapital njerëzor, kryesisht kandidatët që bëjnë pjesë në klasën e Punëtorëve të Kualifikuar Federalë të Express Entry.
Imigrantët tani përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë në Kanada, tha Hussen, duke plotësuar 50% të të gjitha punëve të lidhura me Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë dhe Matematikën (STEM) në Kanada. Sipërmarresit imigrantë, shtoi ai, gjithashtu ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës - dhe sidomos të vendeve të punës për të ardhmen - në Kanada. "Disa nga sipërmarrësit tanë më kreativë dhe inovatorë janë imigrantë" vuri ai në dukje.
Ai gjithashtu tregoi historinë e një emigranti kubanez që e kishte takuar në Edmonton, i cili kishte hapur një kompani software dhe që tani është një nga kompanitë kryesore të tilla në Kanadanë Perëndimore dhe ka punësuar 150 vetë. Duke folur për sipërmarrësit, Hussen pohoi se emigrantët e viteve te fundit tani ja u kalojne kanadezëve kur bëhet fjalë për vetëpunësim dhe biznes. "Këto biznese kanë më shumë gjasa të shesin prodhimet e tyre në vende të tjera, duke ndihmuar Kanadanë të hapë tregje për të gjithë ne përtej Shteteve të Bashkuara," tha ai.
Programi Pilot i Imigracionin per Atlantikut
Rreziqet e rënies së popullsisë dhe mungesat e punës janë shumë të dukshme në provincat e Atlantikut të Kanadasë dhe qeveria po punon me qeveritë provinciale të rajonit për të gjetur nje zgjidhje nëpërmjet Programit Pilot të Emigracionit Atlantik (AIP), tha Hussen.
"Në Newfoundland, për çdo 100 persona që i janë bashkuar fuqisë punëtore, 125 të tjere janë larguar ", tha Hussen. "Ky hendek duhet të trajtohet."
Hussen deklaroi se Programi AIP i Motivimit të Punëdhënësit, i lejon punëdhënësit të rekrutojë punëtorë të huaj pa nevojën për një Vlerësim të Ndikimit të Tregut të Punës në këmbim të një plani vendbanimi që inkurajon punëtorët dhe familjet e tyre të qëndrojnë në rajonin e Atlantikut të Kanadasë.
"Problemi në Zonen e Atlantikut te Kanadasë nuk është thjesht tërheqja e punëtorëve, është mbajtja e tyre atje ", u shpreh ai. "Në Ontario dhe Alberta, norma e qëndrimit është 90 përqind. Në Rajonin e Atlantikut ne Kanada, është 60 për qind."
Hussen tha se derisa zonat e Atlantikut të fillojnë të përmbushin kuotat e tyre sipas AIP, nuk ka plane për të rishikuar alokimet e tyre vjetore të Programit të Kandidateve Provinciale. Për më tepër, nëse një krahinë nuk përdor kuotën e saj, provincat e tjera të Atlantikut mund ta përdorin atë.
"Ne i dhamë zonës së Atlantikut të Kanadasë aplikantë shtesë përvec numrave të tyre PNP dhe u lejojmë atyre aplikantëve të sjellin anëtarët e tyre të familjes", tha ai. "Mbaro ato numra dhe pastaj ne mund të flasim për PNP-të".
Një fokus kyç në zonën e Atlantikut të Kanadasë dhe në pjesën tjetër të vendit duhet të jetë një plan vendosës që përveç prioriteteve të tjera të ndihmojnë në gjetjen e shkollimit për fëmijët dhe vende pune për bashkëshortët, tha Hussen.
"Kur familja krijon rrënjë në Atlantikun e Kanadasë, është shumë e vështirë për imigrantët e kualifikuar që më pas të largohen nga kjo zone". Mësime që rajonet e tjera, duke përfshirë edhe Ontarion e Veriut, duhet të marrin nga Programi Pilot i Atlantikut të Kanadasë.
Bërja e mundur që të sapoardhurit të integrohen në mënyrë sa me efektive është jetësore jo vetëm në Zonën Atlantike të Kanadase, por në të gjithë vendin dhe Hussen tha se AlP do të japë mësime të vlefshme për rajonet e tjera të Kanadasë që po përjetojnë gjithashtu sfida të popullsisë dhe kanë nevojë për punëtorë, si Ontario Veriore dhe zonat rurale të vendit.
"Suksesi i imigracionit tonë do të varet shumë nga fakti që qindra mijëra të sapoardhur çdo vit, pavarësisht nga programi që hyjnë, janë të mirëpritur, të integruar , të përfshirë dhe të përqafuar nga familja kanadeze", tha ai.
"Sa më shpejt që një i sapoardhur të mund të ndihmohet për të filluar jetën e tij dhe të ketë sukses në Kanada, aq më shpejt ai do të mund të kontribuojë në shoqërinë tonë".
Hussen përfundoi konstatimet e tij duke i bërë thirrje audiencës për të luajtur rolin e duhur në sfidimin e ndjenjave kundër emigrantëve që janë në rritje në mbarë botën.
"Është detyrë e atyre që janë udhëheqës dhe udhëheqës mendimesh që të mos e marrin si të mirëqënë atë që kemi në Kanada, sepse ne nuk jemi të imunizuar ndaj kësaj retorike," tha ai.
"Çfarëdo që mund të bëni në hapësirat tuaja private për ti rezistuar kësaj eksperience duke luftuar frikën me fakte, do të ishte shumë e dobishme. Dhe unë nuk po e kërkoj këtë në emër të Qeverisë Kanadeze, por po e kërkoj si një kanadez i thjeshte.
Burimi: www.cicnews.com
Përgatiti: Ariola Mani












