Kanada

Ontario në pritje të rezultatit të zgjedhjeve

  • Published in Kanada

Sot, gati 10 milion zgjedhës në Ontario ishin thirrur të shkonin drejt kutive të votimit për zgjedhjen e parlamentit provincial.

Nga hapja e qendrave të votimit në orën 9 të mëngjesit, ka patur raste që zgjedhësit janë përballur me probleme teknike gjatë votimit. Qendrat do të jenë të hapura deri në orën 9 të mbrëmjes, me disa përjashtime, ku votimet do të vazhdojnë deri në orën 22.30.

Ndërkohë 3 shefat e partive kryesore kanë votuar, përkatësisht Andrea Horwath në Hamilton, ndërsa Kathleen Wynne dhe Doug Ford në Toronto.

 Doug Ford

 Andrea Horwath

Numri i zonave zgjedhore në këto zgjedhje shkoi nga 107 në 124 për shkak të riformatimit të hartës elektorale.

Për të formuar një qeveri mazhoritare, një parti duhet të ketë të paktën 63 deputetë. Në këto zgjedhje rreth 769 mijë persona kanë votuar në mënyrë të përshpejtuar që do të thotë një rritje me 20% në raport me vitin 2014.

Pas orës 20:30 në mbrëmje mediat do të fillojnë të komunikojnë projeksionet e para në lidhje me rezultatin.

Më në fund sonte gjatë natës, qytetarët e Ontarios, do të kenë mundësi të njohin edhe emrin e kryeministrit të ardhshëm. Ford apo Horwath? Të presim...

Burimi: Radio-Canada