Kanada: Rikonsiderimi i statujave
Shtetet e Bashkuara u përfshinë vitin e kaluar në një lëvizje për të hequr monumente publike për shkak të historisë raciste. Kjo i detyroi autoritetet të lëviznin statuja dhe pllakata nga hapësirat publike dhe t'u jepnin atyre një ambjent muzeal historik. Vendosja e tyre në muze u lejon vizitorëve të zgjerojnë njohuritë mbi figurat të ndryshme e t'i shohin ato edhe në kontekstin historik. Shpesh, monumentet publike nuk përmendin disa fakte nga historitë shqetësuese të këtyre figurave.
Kanadaja ka vlerësuar këtë problem duke i rikonsideruar statujat e saj. Vetëm në Montreal, ka disa monumente të diskutueshme që manifestojnë figura problematike, duke përfshirë dy statuja të Mbretëreshës Viktoria, të cilat janë vandalizuar me bojë të kuqe. Tashmë duket se kjo çështje ka ardhur në një pikë kritike. Këtë javë, “Banka e Montrealit” hoqi pllakën e saj në përkujtimin e vrasjes të disa indigjenëve.
Edhe qyteti i Victoria-s në British Columbia, vendosi të hiqte një statujë të kryeministrit të parë të Kanadasë, John A. Macdonald. Si simbol i konfederatës kanadeze, Macdonald gjithashtu përkrahu një politikë të pastrimit etnik ndaj popullsisë vendase. Ai mbikëqyri edhe themelimin e shkollave të para rezidenciale.
Ky vendim i zyrtarëve në Victoria, mund të sigurojë shtysën e nevojshme që Montreali të konsiderojë heqjen e statujës së tij, e cila ndodhet në “Place du Canada”.
Kjo statujë ka qenë gjithashtu objekt i vandalizmit gjatë një proteste masive kundër racizmit në qendër të qytetit nëntorin e kaluar. Ndoshta Montreali do të jetë qyteti i parë i madh, i cili do të rikontekstualizojë monumentin e Macdonald, kryeministri i parë i Kanadasë.
Burimi: Montrealblog
Albanian Montreal Press












