Aktualitet

Aktori shqiptaro-kanadez në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto

Toronto International Film Festival (TIFF) është një nga festivalet më të mëdhenj të filmit në botë, me mbi 480 mijë pjesëmarrës  çdo vit. Që prej themelimit në 1976, TIFF është rritur duke u shndërruar një destinacion për kulturën e filmit.

TIFF është dedikuar të paraqesë kinemanë më të mirë ndërkombëtare dhe kanadeze dhe të krijojë përvoja transformative për të apasionuarit e kinemasë si dhe për krijuesit e gjithë moshave dhe formimeve.

Në edicionin e këtij viti, i cili ka filluar në 6 shtator u prezantua edhe filmi “Nous avions”, ku rolin kryesor e ka patur aktori shqiptaro-kanadez Liridon Rashiti. Shqiptari nga Gjilani ka emigruar në Kanada që në moshën 7-vjeçare. Ai arriti të realizojë ëndrrën e tij, duke u bërë një nga aktorët më të preferuar të regjisorëve.

Filmi “Nous avions”, arriti të kualifikohet në dhjetë më të mirët e TIFF (Toronto International Film Festival). Ai mori çmimin “Best canadian drama”.

Pas këtij sukses të madh në karrierën e shqiptarit, dëshirat e tij pulsojnë përtej oqeanit. Liridoni shpreson të aktrojë një ditë edhe në gjuhën amtare, aq më tepër në vendin e tij Kosovën.

E derisa ëndrrat apo projektet me vendlindjen të marrin krahë, Liridoni po realizon ndërkohë xhirimet e serialit televiziv me një shikueshmëri të lartë në Kanada “Bluemoon”, ku personazhi i tij është i përfshirë në çdo episod. Suksese dhe urime Liridon!