Aktualitet

Teodor Dyshniku-Mesazhi i studentit shqiptar në Toronto për Tiranën

Teodor Dyshniku është një student shqiptaro-kanadez i cili studion në “Ryerson University” Toronto në Programin “Politics and Governance”. Disa ditë më parë ai ka protestuar për të drejtat e studentëve duke mbajtur në duar flamurin shqiptar. Përmes një statusi në Facebook, Teodori është solidarizuar edhe me studentët shqiptarë duke u shprehur se pavarësisht ndarjes prej oqeanit, problemet me të cilat përballen studentët janë të njëjta. Më poshtë statusi i Teodorit në shqip dhe anglisht.

“Në 25 janar, mora pjesë në protestën kundër reduktimit të OSAP (Programi i ndihmës studentore Ontario) duke marrë me vete dhe flamurin shqiptar. E bëra këtë edhe për t’u solidarizuar me protestat e studentëve shqiptarë. Pavarësisht se na ndan një oqean i tërë, problemet me të cilat përballemi dhe qëllimet që duam të arrijmë janë të njëjtat. Këtu në Kanada si dhe atje në Shqipëri studentët janë të bashkuar kundër ligjit që shkel të drejtat e tyre për edukim. Si në Toronto apo në Tiranë, qoftë shqiptarë apo kanadezë, studentët duhet të dinë se janë të fuqishëm dhe jo vetëm që kanë të drejtë të protestojnë ndaj ligjeve të padrejta, por e kanë për detyrë. Këtu në Toronto, si një shqiptaro-kanadez, unë mbështes studentët ashtu si edhe në vendin e lindjes, sepse vetëm të bashkuar ne mund të realizojmë qëllimet. Ne nuk do të dorëzohemi. Ne nuk do të ndalojmë. Ne jemi e ardhmja dhe vetëm ne kemi të drejtën të përcaktojmë fatin tonë”.

“On January 25th, I attended the protest against the OSAP cuts and brought my Albanian flag with me. I did this in solidarity with the student protests happening in Albania as well. Despite a whole ocean that divides us, the problems we face and the goals we strive to achieve are the same. Here in Canada and there in Albania, students are uniting against laws that violate their rights to education. Whether in Toronto or Tirana, whether Albanian or Canadian, students in general must know that they are powerful, and not only do they have the right to protest unjust laws, it is their duty. Here in Toronto, as an Albanian-Canadian, I stand with students here and in my home country, as only together will our goals be realized! We will not give up. We will not stop. We are the future, and only we have the right to determine our destinies!”

#mestudentet #bashkohu #Albania #Canada