Aktualitet

Zgjedhjet në Kanada - Liberalët pritet të   qeverisin në minorancë

Justin Trudeau do të drejtojë sërish qeverinë kanadeze në një mandat të dytë por pa arritur të ketë shumicën në Dhomën e Komunave.

Liberalët fituan në 157 zona, por që një qeveri të konsiderohet mazhoritare duhen të fituar 170 nga 338 që është totali i deputetëve në Dhomën e Komunave

Konservatorët e Andrew Scheer nga ana e tyre kanë fituar 121 zona, Blloku i Kebekut ka fituar 32 zona, Noedemokratët kanë  fituar 24, ndërsa të Gjelbrit kanë fituar 3 zona. Blloku i Kebekut i drejtuar nga Yves François Blachette ka arritur të sigurojë përsëri statusin e partisë zyrtare në parlamentin kanadez.

Ish-Ministrja Liberale, Jody Jody Wilson-Raybould, e cila dha dorëheqjen pas skandalit SNC-Lavalin, ka arritur të rizgjidhet si e pavarur në zonën e saj Vancouver Granville.

Në shkallë vendi, Liberalët kanë 33,1% të votave, Konservatorët 34,5%, Neodemokratët 15,9%, Blloku i Kebekut 7,7% dhe të Gjelbrit 6,5%.

Justin Trudeau është rizgjedhur në zonën e tij elektorale Papineau në Montréal, sikurse dhe Andrew Scheer në Regina të Saskatchewan. Kreu i Bllokut të Kebekut Yves François Blanchette ka fituar në Beloeil-Chambly ndërsa Maxime Bernier i Partisë Popullore Kanadeze nuk ka arritur as të rizgjidhet në zonën kur prej vitesh ishte deputet, Beauce-Kebek. Kujtojmë që pasi humbi përballë Scheer në garën për kreun e Partisë Konservatore, Bernier u largua nga kjo parti dhe themeloi Partinë Popullore Kanadeze.

©Flasshqip.ca