Profili i Alek Minassian-i dyshuari i sulmit në Toronto
I dyshuari i sulmit të Torontos përshkruhet si i vështirë në shoqëri dhe ekspert në teknologji
I dyshuari për sulmin me furgon në Toronto është një person i cili është perceptuar me dy identitete: nga njëra anë përshkruhet si person antisocial, i çuditshëm, i cili mezi funksiononte, fliste rrallë, dhe kishte vështirësi për të kontrolluar tiket nervore. Dhe nga ana tjetër njihej si ekspert i cili u printe shokëve të klasës nëpër ngatërresat kompjuterike.
Shefi i Policisë Mark Saunders identifikoi të dyshuarin e sulmit me automjet, ku mbetën të vrarë 10 persona dhe të plagosur 15, si Alek Minassian, 25 vjeç, nga lagja e Richmond Hill. Ai nuk kishte qenë kontigjent i njohur për policinë.
Një Alek Minassian kishte qenë i njohur nga ish-shokët e klasës për 7-8 vjet në Kolegjin Seneca si një tip i pa përfshirë në çështje besimi fetar apo organizata politike. Ai nuk ishte dalluar as për ndonjë tip me bindje ekstreme në ndonjë çështje dhe gjithashtu nuk kishte shfaqur ndonjëherë shenja agresiviteti.
Vite më parë, disa nga shokët e tij të klasës do të vinin bast se i dyshuari nuk do të mundte ndonjëherë të ngiste një makinë. Por të paktën 3 nga ish-shokët e klasës shprehen se ai dukej se vuante nga çrregullime sociale. Ndërkohë që një çift tha se ai dukej miqësor dhe nuk kishte pasur kurrë konflikte serioze.
Një nga shokët e klasës që në vitin 2015 kishte punuar një projekt me të dyshuarin, e përshkruan Minassian si një person me çrregullim social ose mendor, i cili kishte shumë vështirësi të fliste me njerëzit, nuk duronte dot presionin, dhe vazhdimisht tike nervore, si tundja e duarve dhe kruarja e kokës.
Një person, i cili nuk dëshiron të identifikohet, shprehet me mosbesim se sipas tij, Minassian nuk do të ishte në gjendje të merrte me qira ose të drejtonte një automjet. Ai thotë se në kohën kur e ka njohur, Minassian nuk i jepte makinës dhe nuk dinte as timonin si funksiononte.

Alek Minassian, i dyti, rreshti i parë lart
Një student i Kolegjit thotë se Minassian është diplomuar javën e kaluar, duke shtuar se ai besonte se Minassian ka qëndruar për 7 vite në këtë kolegj sepse ai është marrë aty me disa punë softwaresh. Studenti shprehet se Minassian që ai njeh, nuk ka shfaqur kurrë shenja ekstremizmi apo përkatësie fetare e ideologjike - ai thjesht ishte i çuditshëm me njerëzit, por ama me kompjuterat shkonte shumë mirë.
Burime qeveritare bëjnë me dije se i dyshuari nuk ka lidhje me terrorizmin për sa kohë skuadra RCMP nuk është përfshirë në hetime.
Në vitin 2009, një personazh me emrin Sona Minassian u citua në një tregim nga Liberalët në Richmond Hill. Aty thuhej se djali i saj, i cili vuante nga një formë e autizmit të quajtur Sindromi Asperger, kishte rrezik të humbiste aksesin në një program të veçantë të quajtur “Helpmate” i cili ndihmoi adoleshentin të "punonte pavarësisht barrierave të tij kognitive dhe ta përgatiste atë për tregun e punës".
“Im bir kalonte pasditet duke punuar me “Helpmate”. Ata ishin të ndjeshëm ndaj nevojave të tij dhe tani ai ka një punë në “Compugen” këtu në qytet” –thotë ajo, duke iu referuar një kompanie IT në Richmond Hill.
“Ai ishte në gjendje të merrte përvojën nga “Helpmate” dhe ta përdorte atë. Ky lloj shërbimi për tim bir, nuk ofrohej askund. Jam e bindur se nëse nuk do të kishim patur Helpmate, djali im nuk do të kishte patur mundësi të tillë”.
Artikulli nuk përmendte emrin e djalit.
Referenca: globeandmail.com












