Kanada - Qeveria rivendos testimin e detyrueshëm në kufi për udhëtimet e shkurtra
Në vijim të masave qeveritare për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron në vend, duke filluar nga 21 Dhjetori, shtetasve dhe rezidentëve kanadezë që udhëtojnë jashtë vendit do t'u kërkohet të paraqisin përsëri testin e vlefshëm molekular negativ pas mbërritjes në kufi, duke përfshirë qëndrimet e shkurtra prej më pak se 72 orë, deklaroi dje (17.12,2022) Ministri Federal i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos gjatë një konference për shtyp.
Testet molekulare, të cilat janë përgjegjësi e udhëtarit, mund të kushtojnë deri në 300 dollarë për person dhe ato do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve, të vaksinuar ose jo.
"Qeveria e Kanadasë këshillon fuqimisht kanadezët që të shmangin të gjitha udhëtimet jo esenciale jashtë vendit", këmbënguli sërish në deklaratën e tij Jean-Yves Duclos. Sa i përket kapaciteteve të kontrollit të COVID-19 nga shërbimet kufitare në aeroportet në të gjithë vendin, Ministri Fedreal i Shëndetësisë pohoi se ato janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave që ai prezantoi, kapaciteti i kontrollit në aeroporte është rritur nga 11,000 teste në ditë në më shumë se 21,000. Objektivi është një kapacitet testimi prej 23,000 testesh në ditë.
©Flasshqip.ca
Foto: Radio-Canada