Aktualitet

Papa Françesku: Shkollat rezidenciale kanadeze ushtruan gjenocid ndaj autoktonëve

“Unë kërkova falje, kërkova falje për këtë proces që ishte një gjenocid”, deklaroi Papa Françesku para mediave sot (30.07), duke iu referuar abuzimeve të pësuara nga popujt autoktonë, ndërsa ata u detyruan me forcë nga qeveria kanadeze të ndiqnin shkollat ​​rezidenciale.

Ati i Shenjtë e bëri këtë deklaratë në bordin e avionit që e ktheu atë në Romë në fund të një pelegrinazhi gjashtë ditor në Kanada.

Papa kërkoi falje disa herë gjatë javës për rolin e Kishës Katolike Romana në këto institucione. Ai kërkoi falje për abuzimet e kryera nga disa anëtarë të Kishës, si dhe për asimilimin kulturor të detyruar, përfshi dhe abuzimet seksuale.

Sipas disa përfaqësuesve autoktonë këto deklarata nuk ishin të mjaftueshme dhe ata u shprehën se ishin të zhgënjyer që Papa nuk përmendi sa duhet krimet dhe abuzimet me të cilat u përballën të mbijetuarit. Ata e kritikuan Atin e Shenjtë edhe për mospërdorimin e termit gjenocid. Por kur u pyet në avion nga gazetarët nëse do ta përdorte këtë term, Ati i Shenjtë u përgjigj: “Po”!

©Flasshqip me informacion nga Radio-Canada

Foto: Getty Images/Guglielmo Mangiapane