Aktualitet

Kanada: Rritet numri i gjyqtarëve të emigracionit për shtetësinë nga 5 në 14

Kanada - Rritet numri i gjyqtarëve të emigracionit për shtetësinë nga 5 në 14

Pasi ka lehtësuar kërkesat për marrjen e shtetësisë, Qeveria Federale e Kanadasë ka rritur numrin e gjyqtarëve përkatës nga 5 në 14. Departamenti Kanadez i Emigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësise  njoftoi emërimin e nëntë gjyqtarëve të rinj dhe riemërimin e një gjyqtari në një mandat të ri, më 17 maj. Para këtyre emërimeve, Kanadaja kishte vetëm pesë gjyqtarë për  shtetësinë.

"Emërimet do të përmbushin dhe shpejtojnë shqyrtimin e kërkesave në të gjithë vendin", deklaroi zëdhënësi i IRCC (Immigration, Refugees and Citizenship Canada) Carl Beauchamp, për CIC News.

Në tetor 2017, hynë në fuqi  rregullat e reja të shtetësisë që zvogëluan numrin e viteve të banimit që një individ duhet të kishte para se ai ose ajo të mund të kërkonte shtetësinë kanadeze, nga katër vjet  brenda nje periudhe gjashtë vjeçare  në tre vjet te nje periudhe  pesë vjeçare.

Ndryshimet gjithashtu lejojnë rezidentet e përhershëm që kanë banuar në Kanada si një punëtor i huaj, student ndërkombëtar ose person i mbrojtur, para se ta marrin kete status, të llogarisin çdo ditë të kaluar në Kanada nën statusin rezident i përkohshëm, si gjysmë dite qëndrimi deri në nje maksimum prej 365 ditë.

Qeveria gjithashtu hoqi kërkesën që aplikantët duhet të ishin fizikisht të pranishëm në Kanada për 183 ditë ose më shumë në katër nga gjashtë vitet para aplikimit të tyre.

Ndryshimet rezultuan me rritje të aplikimeve. Një javë pas prezantimit të rregullave të reja, sipas CBC News, aplikimet pësuan nje rritje  nga një mesatare javore prej 3,653 në 17,500. 

Beauchamp tha se qëllimi i emërimeve të reja është të sigurojë që aplikantët "të marrin shtetësine sa më shpejt të jetë e mundur".

Gjyqtarët e shtetësisë marrin vendime për dhënien e shtetësisë, drejtojne ceremonitë e shtetësisë dhe  betimin e qytetarëve të rinj.

Sipas IRCC, në vitin 2017 jane organizuar rreth 1400 ceremoni të dhënies se shtetësisë, ku më shumë se 105,000 banorë  kanë bërë betimin si shtetas të rinj kanadezë.

Gjyqtarët emërohen nga Guvernatori i Përgjithshëm me rekomandimit të Ministrit të   Emigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësisë Kanadeze. Të emëruarit e rinj zgjidhen përmes një procesi të hapur, transparent dhe meritor. Kandidatët për   gjyqtarë vlerësohen  në bazë tës  aftësive të kërkuara nga pozicioni: gjykimi /mendimi analitik; vendim-marrja; komunikim efektiv; ndjeshmëria ndërkulturore dhe sjellja në komunitet", thuhet në njoftimin për shtyp të IRCC.

Gjyqtarët e sapoemëruar përfaqësojnë prejardhje të ndryshme profesionale dhe përfshijnë avokatë, një nëpunës publik karriere, profesionistë komunikimi, një kontabilist  dhe anëtarë të forcave të armatosura të Kanadasë. Të 14 gjyqtarët do jenë të vendosur në Halifax, Montreal, Toronto, Winnipeg, Edmonton, Vancouver dhe Surrey (British Columbia).

Emrat e 14 gjyqtarëve të  shtetësisë janë si më poshtë:

Renata Brum, Suzanne Carrière, Hardish Dhaliwal, Carol-Ann Hart, Rochelle Ivri, Joan Mahoney, Gerald Pash, Marie Senécal-Tremblay, Rania Sfeir, Rodney Simmons, Myriam Taschereau, Maj. Claude Villeneuve, Albert Wong dhe Roy Chew Yee Wong.

https://www.canada.ca/en/immigration-refugees-citizenship/corporate/mandate/citizenship-commission/profiles-citizenship-judges.html#brum

Burimi: www.cicnews.com

Përgatiti: Ariola Mani