10 hotelet më madhështorë në Kanada
10 hotelet më madhështorë në Kanada
Disa hotele janë thjesht një vend për të vënë kokën në jastëk, por ka të tjerë që të lënë pa mend. Këto 10 hotele në Kanada janë destinacion më vete për tu vizituar, si për nga pozicioni, arredimi, historia që mbartin apo kultura që shprehin.
Fairmont Banff Springs Hotel, Banff, Alberta
“Kështjella mbi shkëmbinj” e Kanadasë i hapi dyert për publikun para 129 vitesh, dhe që atëherë ka mikprituar që nga Marylin Monroe deri te Mbreti Edward VIII. Është si një copë parajse në mes të shkretëtirës.
Fort Garry Hotel, Winnipeg
E ndodhur në një zonë historike kombëtare, sipas stilit të Francois-I ky hotel ka ngjashmëri arkitekturore me The Plaza në New York. Ndërtuar në vitin 1913, hoteli “Fort Garry” tani është shtëpia e Dhjetë Spa-ve, një nga më të mirët e vendit, e cila përmban, përveç trajtimeve tradicionale spa, edhe banjo turke.
The Algonquin Resort, St. Andrews-by-the-Sea, New Brunswick
U ngrit para fund-shekullit të 19-të nga një prej familjeve më të pasura të Amerikës, të cilët erdhën nga Bostoni dhe New York-u për ti shpëtuar vapës së verës. Pothuajse çdo kryeministër kanadez ka kaluar të paktën një natë në këtë hotel, gjithashtu edhe Theodor Roosvelt, Princi Charls dhe Princeshë Diana.
Fairmont Chateau Lake Louise, Lake Louise, Alberta
Pak hotele mund të kenë një pozicion kaq mahnitës sa ky. Vendosur në mes të zonës së mbrojtur nga Unesco, te ky hotel 127-vjeçar ju jeni mu në zemër të shkretëtirës së Rocky Mountain.
The James Hotel, Saskatoon
I vendosur në brigjet jugore të lumit Saskatchewan pronari i këtij hoteli është një emigrant rus i cili pati bujtësin e tij të parë në vitin 1935.
Fogo Island Inn, Joe Batt’s Arm, Newfoundland
Asgjë në botë nuk i ngjan këtij hoteli. Ideja e sipërmarrësit vendas Zita Cobb, u admirua nga udhëtarët dhe arkitektët që prej 2013. i vendosur mbi një shkëmb graniti, dizenjimi i brendshëm i hotelit ka ndërthurur stilin rajonal me artizanët vendas. Gjatë ditës klientët aty mësojnë të ndërtojnë varka, natën rrinë zgjuar për të parë ajsbergët nga dritaret e gjata nga tavani në dysheme.
Fairmont Le Chateau Frontenac, Quebec City
I vendosur lartë në një kodër me pamje nga lumi St Lawrence, Chateau Frontenac është një ikonë e vërtetë kanadeze. Në fakt, falë vendndodhjes së tij dramatike dhe kullave të kështjellës përrallore, thuhet se është hoteli më i fotografuar në botë. Historia është bërë këtu; Konferenca e Kebekut, një samit botëror i udhëheqësve të vendeve aleate u mbajt në sallat e shenjtëruara të këtij Monumenti Historik Kombëtar - dhe fasada e tij e famshme është paraqitur edhe në një pullë postare të Kanadasë.
Ritz-Carlton, Toronto
Ndoshta hoteli më luksoz i Torontos (dhe i vetmi që gëzon statusin e pesë-diamanteve të CAA-së për 6 vjet rradhazi), Ritz-Carlton Toronto është projektuar për të reflektuar bujtjen më të mirë në qytet. Ndërtuar si një kub i madh xhami, dritaret nga dyshemeja në tavan të hotelit ofrojnë pamje të mahnitshme të Kullës CN, Liqenit të Ontarios dhe monumenteve të tjera të Torontos.
Fairmont Pacific Rim, Vancouver
Dëshironi një dhomë me pamje? Ju nuk mund të gaboni në Vankuver Fairmont Pacific Rim, ku 70% e dhomave dhe suita kanë përballë portin dhe malet e famshme të qytetit. Për një eksperiencë vërtet dekadente, kërkoni një suitë në të cilën mund të shikoni aeroplanët që ngrihen e ulen në vaskën tuaj (sigurisht që janë flluska). Nëse keni nevojë për më shumë hapësirë, hidhuni në pishinën luksoze të hotelit, të vendosur në një tarracë mahnitëse me palma (po, në Kanada!), plot me kabina private dhe një gropë zjarri.
The Fairmont Empress, Victoria
Ndoshta hoteli më i rëndësishëm “English” që ndodhet jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Kjo kryevepër Edwardiane përvijohet në Portin e Brendshëm të Viktorias. U hap në 1908 nga kompania e hekurudhave për të mikpritur mysafirët mbretërorë që vinin me avulloren e asaj kohe. Çaji i pasdites serviret me kuleç e sanduiç të vegjël- sipas traditës. Rezervimet këtu bëhën javë e javë përpara për të shmangur zhgënjimin.
©FlasShqip.ca












