Discovery

Historia e Kanadasë

Popullsia aborigjene

Era e tregëtisë së gëzofit

Kur europianët eksploruan Kanadanë ata panë që të gjitha zonat ishin të populluara nga vendasit, të quajtur prej tyre indianë, meqënëse eksploratorët e parë mendonin se kishin arritur në Indinë lindore. Popullsia vendase e siguronte jetesën përmes gjuetisë ose të mbjellave. Fiset Huron-Wendat ashtu si dhe Iroquois të rajonit të Liqeneve të Mëdha ishin fermerë dhe gjuetarë. Fiset Cree dhe Dene të Veriperëndimit ishin gjahtarë-grumbullues. Siouxët ishin nomadë, të cilët ndiqnin tufat e bizonëve. Inuitët jetonin në Arktik. Banorët e Bregut Perëndimor konservonin peshq duke i tharë dhe tymosur. Lufta mes fiseve aborigjene ishte e zakonshme, pasi ata garonin për tokën, burimet dhe prestigjin.

Ardhja e tregtarëve, misionarëve, ushtarëve dhe kolonizatorëve evropianë ndryshoi përgjithmonë stilin e jetës së vendasve. Një numër i madh aborigjenësh humbën jetën si pasojë e sëmundjeve europiane për të cilat ata nuk kishin imunitet. Megjithatë, aborigjenët dhe evropianët krijuan lidhje të forta ekonomike, fetare dhe ushtarake në 200 vitet e para të bashkëjetesës, të cilat hodhën themelet e Kanadasë.

Evropianët e parë

Vikingët nga Islanda që kolonizuan Greenland-ën para një mijë vjetësh ishin ata që arritën në Labrador dhe në ishullin e Newfoundland-it. Rrënojat e vendbanimeve të tyre l’Anse aux Meadows janë tashmë pjesë e trashëgimisë botërore. Eksplorimi evropian zë fill në 1497 nga ekspedita e John Cabot-it, i cili ishte i pari që vizatoi hartën e bregut lindor të Kanadasë.

Foto: John Cabot një emigrant Italian në Angli, ishte i pari që shënoi në hartë brigjet e Kanadasë, duke shkelur në Newfoundland ose ishullin e Cape Bretonit në 1497 dhe duke e pretenduar atë për Anglinë. Por vendosja e anglezëve aty filloi në 1610.

 

( historia vazhdon)

©Flasshqip.ca