Discovery

Emri i Kanadasë

( vazhdim Historia e Kanadasë )

Ndërmjet viteve 1534 dhe 1542, Jacques Cartier udhëtoi tre herë anembanë Atlantikut, duke pretenduar tokën për Mbretin François I, të Francës. Cartier dëgjoi dy udhërrëfyes të artikulonin fjalën iroquoiane “Kanata” që do të thotë “fshat”. Emri Kanada filloi të shfaqet nëpër harta në vitin 1550.

Jacques Cartier ishte europiani i parë që eksploroi Lumin St.Lawrence , Québec-un dhe Montrealin e sotëm

Mbretëria e re franceze

Në 1604, vendbanimi i parë europian në Floridën e Veriut u realizua nga eksploratorët francezë Pierre de Monts dhe Samuel de Champlain, fillimisht në ishullin Saint Croix (që sot quhet Maine) pastaj në Port-Royal në Acadia (Nova-Scotia e sotme). Në 1608 Champlain ndërtoi një kështjellë aty ku sot është qyteti i Québec-ut. Kolonistët përballuan klimën e ashpër të vendit. Champlain e lidhi koloninë me popullsinë Algonquin Montagnais dhe Huron, armiqtë historikë të Iroquois, një konfederatë e përbërë prej 5 e më vonë 6 kombeve të para, të cilët luftuan me francezët për një shekull. Ata bënë paqe në vitin 1701.

Francezët dhe aborigjenët bashkëpunuan në fushën e tregëtisë së gëzofit, të nxitur nga kërkesa e madhe që vinte prej Evropës për gëzof kastori. Udhëheqës të shquar si Jean Talon, Peshkopi Laval dhe Konti Frontenac ndërtuan një "Perandori franceze" në Amerikën e Veriut, që nga Gjiri Hudson deri në atë të Meksikës.

Foto: Konti Frontenac refuzon t’ua dorëzojë Quebec-un anglezëve në 1690 duke thënë: “Përgjigja ime e vetme do të dalë nga goja e topave të mi”. 

Pierre Le Moyne, Sieur d’Iberville, ishte një hero i madh i Francës së Re, gjatë shekullit 17 dhe fillimi i shekullit 18, duke korrur shumë fitore mbi anglezët, që nga Gjiri James në veri deri te Nevis në Karaibe.

 

Sir Guy Carleton (Lordi Dorchester), si guvernatori i Quebec-ut mbrojti të drejtat e kanadezëve, duke mposhtur invazionin ushtarak amerikan në Quebec në vitin 1775, dhe mbikëqyri migrimin nga Nova Scotia dhe Quebec gjatë viteve 1782-1783.

 

©Flasshqip.ca