Discovery

Solstici i Dimrit

Përgatiti: David Shkurti

Kur është Solstici i Dimrit? Solstici ndodh në të njëjtin moment për të gjithë ne, kudo në Tokë. Në vitin 2019, Solstici i Dhjetorit vjen në Toronto më datën 21 në orën 11:19 p.m. Ndërsa me orën universale vjen më 22 Dhjetor në 04:19. Dielli në kupolën e qiellit tonë arrin pikën e tij më të largët drejt jugut. Në këtë Solstic, Hemisfera Veriore ka ditën e saj më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit.

Çfarë është Solstici? Njerëzit më të hershëm të Tokës e dinin se shtegu i Diellit përgjatë qiellit, gjatësia e dritës dhe vendndodhja e lindjes dhe perëndimit të diellit, zhvendoseshin në një mënyrë të rregullt gjatë gjithë vitit. Ata ndërtuan monumente të tilla si Stonehenge në Angli, ose, për shembull, në Machu Picchu në Peru-për të ndjekur progresin vjetor të Diellit.

Por ne sot e shohim Solsticin ndryshe. Sot, ne e dimë se Solstici është një ngjarje astronomike, e shkaktuar nga pjerrësia e Tokës në boshtin e saj dhe lëvizja e saj në orbitë rreth Diellit. Toka kalon në një pozicion ku hemisfera veriore është larg nga dielli, duke shkaktuar më pak dritë për të arritur atë pjesë të planetit. Pjerrësia e Tokës, jo distanca jonë nga Dielli është ajo që shkakton Dimrin dhe Verën. Në Solsticin e Dhjetorit, Toka është e pozicionuar në orbitën e saj në mënyrë që Dielli të qëndrojë nën horizontin e Polit të Veriut.

Meqënëse sot është nata më e gjatë e dimrit, në Kensington Market në Toronto, zhvillohet Festivali i Solsticit të Dhjetorit. Megjithatë, pavarësisht se në ç’pikë të globit jetoni, Solstici është sinjal për të festuar dimrin.

Burimi: earthsky.org