Discovery

Si mund të parandalojë shpërthimin e Koronavirusit të ardhshëm Inteligjenca Artificiale?

Nga: Shyqyri Dekavelli

Inteligjenca Artificiale zbuloi Koronavirusin shumë kohë përpara se popullsia e botës të dinte vërtet se çfarë ishte. Më 31 Dhjetor 2019, një Qender e Mbikqyrjes së Sëmundjeve Infektive në Toronto, e quajtur BlueDot, identifikoi shpërthimin në Wuhan, disa orë pasi rastet e para u diagnostikuan nga autoritetet lokale. Ekipi i BlueDot konfirmoi informacionin që sistemi i tij kishte transmetuar dhe njoftoi klientët e tij atë ditë, gati një javë para se organizatat kineze dhe ndërkombëtare shëndetësore të bënin njoftime zyrtare.

Falë shpejtësisë dhe nivelit të Inteligjences Artificiale, BlueDot ishte në gjendje të jepte informacion perpara gjithë të tjerëve. Nëse nuk beri asgjë tjetër, BlueDot zbuloi se Inteligjenca Artificiale do të jetë thelbësore në parandalimin e shpërthimit tjetër Koronavirus.

BlueDot nuk është qendra e vetme që shfrytëzon Inteligjencen Artificiale dhe pajisjet për të luftuar përhapjen e viruseve ngjitëse. Një kompani teknologjike në Izrael, Nanox, ka zhvilluar një sistem të levizshem dixhital me rreze X, që përdor Inteligjencën Artificiale për të diagnostifikuar infeksione dhe për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimeve të epidemive. Sistemi Nanox, shfrytezon një bazë të gjerë të dhënash të imazherive, rezultatet e radiologëve, rishikimet diagnostifikuese si dhe sistemet ndihmëse të Inteligjencës Artificiale, për të percaktur sa me shpejt diagnozën.

Nanox aktualisht është duke u mbështetur në këtë teknologji për të zhvilluar një pajisje të re lëvizëse me rreze X, që do të sigurojë imazhe tomografike të mushkërive. Kompania planifikon të tregtojë pajisjen në mënyrë që të mund të instalohet në vende publike, të tilla si aeroportet, stacionet e trenave, portet ose kudo tjetër, ku levizin grupe të mëdha njerëzish.

Duke pasur parasysh që sistemi i ri dhe sistemi ekzistues Nanox, ka pajisje të lëvizshme imazherie me kosto të ulët, Nanox ka tërhequr investime nga fondet që kërkojnë të përfitojnë nga potenciali i Inteligjencës Artificiale për bllokimin e epidemive. Nanox gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar me 1000 pajisje të tilla imazherie mjeksore, Australinë, Zelandën e Re dhe Norvegjinë. Me 1000 pajisje të tilla, kur me një pajisje skanohen mesatarisht 60 njerëz në ditë, do të bëhen 60,000 skanime në ditë, që do duhet të përpunohen çdo ditë nga ekipet profesionale.

Argumentohet se nuk ka asnjë forcë njerëzore, që mund të kryejë këtë vëllim skanimesh me shpejtësinë dhe efikasitetin e nevojshëm.

"Kur bëhet fjalë për zbulimin e shpërthimeve të viruseve, pajisjet mund të trainohen për të përpunuar sasi të mëdha të dhënash, në të njëjtën mënyrë siç do të bënte një ekspert njerëzor," shpjegon Dr. Kamran Khan, themeluesi dhe kreu i BlueDot, si dhe professor i asociuar në Universitetin e Torontos. "Një pajisje mund ta bëjë këtë me lehtesi dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e bërë procesin shumë më të shkallëzuar në kohë dhe efikas. Kjo ndihmon inteligjencën njerëzore për të interpretuar të dhënat, për të vlerësuar rëndësinë e tyre dhe se si t’i konsiderojë ato për një vendimmarrje të mirë. Inteligjenca Artificiale ka aftësi të kërkojë me shpejtësi një sasi të dhënash të mëdha për të percaktuar një ilaç ekzistues apo një ilaç të ri, që mund të luftojë koronavirusin", pohon ai.

Eshtë e qartë qe Inteligjenca Artificiale do te jete e domosdoshme kur mendohet që shkalla e pandemive të mundshme rritet në një botë gjithnjë e më të populluar dhe të globalizuar.

Në vitin 2015, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka bërë parashikimin se: “Kriza më e madhe nuk do të vijë nga bombat atomike por nga përhapja e një virusi. Teknologjia mund të luajë një rol të madh në parandalimin e përhapjes së një virusi”!

Ai thoshte në atë kohë se bota ka investuar shumë për bomba dhe aspak për përballimin e një epidemie. Pra ai parashikoi ekzakt atë që po ndodh sot.