Discovery

Aplikimi i Inteligjencës Artificiale në Polici - Nga Shyqyri Dekavelli

Shyqyri Dekavelli

A mundet Inteligjenca Artificiale të ndihmojë zyrtarët e Policisë të zgjidhin problemet me krimet?

Agjencitë e zbatimit të ligjit janë përgjegjëse për sigurinë publike dhe duhet të trajtojnë të gjitha sfidat duke shfrytezuar Inteligjencen Artificiale. Për fat të mirë, oficerët e policisë janë në gjendje të mbështeten në teknologji për shumë pjesë të punës së tyre. Në vitet e fundit, Inteligjenca Artificiale është bërë një aspekt i rëndësishëm i punës së policisë në të gjithë botën.

Ndërsa teknologjia e bazuar në Inteligjencen Artificiale bëhet gjithnjë e më thelbësore për strukturat e zbatimit të ligjit, fusha si parandalimi dhe parashikimi i krimit po kalojnë ndryshime të mëdha.

Agjencitë e zbatimit të ligjit tashmë po shfrytëzojnë potencialin e Inteligjencës Artificiale në disa mënyra të rëndësishme.

Njohja e fytyrës

Teknologjia e njohjes së fytyrës është thelbësore për forcat e policisë. Oficerët e policisë përdorin njohjen e fytyrës për të identifikuar kriminelët në arrati dhe personat e zhdukur duke përdorur të dhëna të imazhit. Nëse keni parë ndonjëherë pamje nga një kamera rruge, ju e dini se sa me cilësi të ulët janë këto imazhe. Siç mund ta imagjinoni, vleresimi i këtyre imazheve për informacionin kryesor është i vështirë dhe kërkon shumë punë. Shumë departamente policie nuk kanë as njerëz ose specialistë të mjaftueshëm për të trajtuar vëllimin e analizës së imazhit të nevojshëm për të zgjidhur të gjitha rastet e tyre.

Inteligjenca Artificiale premton saktësi më të madhe sesa njerëzit në përputhjen e fytyrave dhe kursen kohën e oficerëve. Pajisjet mund të përdorin parametra për të identifikuar fytyrat përtej asaj që njerëzit zakonisht mund të zbulojnë. Disa teknologji te Inteligjences Artificiale sot janë madje mjaft të përparuara për të gjetur një fytyrë të vetme në një turmë në një stadium, diçka që kohët e fundit e ndihmoi Kinën të kapte një kriminel në një event sportiv të mbushur plot me njerez.

Kamerat

Në shumicën e qyteteve kamerat janë kudo në rrugë dhe në biznese. Agjencite e zbatimit te ligjit shpesh mbështeten në këto pamje për të analizuar ngjarjen qe ka ndodhur dhe për të kapur kriminelët. Inteligjenca Artificiale mund të bëjë jo vetëm njohjen e fytyrës në këto imazhe, por gjithashtu identifikon objekte dhe aktivitete komplekse si aksidentet automobilistike që ndodhin.

Identifikimi i objekteve është veçanërisht i rëndësishëm për oficerët e policisë që përpiqen të monitorojnë ngjarje të mëdha, të tilla si festivalet e muzikës, evente sportive, maratona, etj. Për shkak se ata nuk mund të jenë në shumë vende në të njëjtën kohë, oficerët e policise mund të mbështeten në Inteligjencen Artificiale për të marë një sinjal nëse dikush në zonë ka një armë ose po vepron në mënyrë të pazakontë dhe mund të jetë një kërcënim për njerëzit.

Përmes analizimit të filmimeve në rrugë, Inteligjenca Artificiale mund të identifikojë automjetet bazuar në karakteristikat e përcaktuara. Kjo bëhet e dobishme kur oficerët kërkojnë një automjet të vjedhur, ose një kriminel në arrati, dhe kanë nevojë për rezultate te shpejta.

Agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë gjithashtu me kamera dronësh, të cilat u lejojnë atyre të eksplorojnë më shumë zona dhe të përfshihen në përpjekje më të shpejta për kërkim-shpëtim. Këto dronë janë të pajisur natyrshëm me pajisjet e Inteligjences Artificiale të afta per njohjen e fytyrës dhe objektit.

Policimi parashikues

Policimi parashikues i Inteligjences Artificiale i referohet aftësisë për të parashikuar se ku do të ndodhin krimet, individët që do t'i kryejnë ato, llojet e krimit dhe cilët do të jenë viktimat. Departamentet e policisë sapo kanë filluar të testojnë sistemet parashikuese të policisë. Këto sisteme përfundimisht jane mjaft të rëndësishëme në parashikimin dhe parandalimin ideal të krimeve.

Kur bëhet fjalë për të parashikuar vendet e krimit, algoritmet mund të analizojnë nivelet e krimit në zona të ndryshme dhe të zhvillojnë një hartë të pikave të nxehta të krimit. Kjo i thotë policisë të synojë këto zona për patrullim dhe mbikëqyrje shtesë.

Inteligjenca Artificiale është gjithashtu në gjendje të përshkruajë një pamje më të mirë se kush rrezikon të kryejë një krim dhe kush ka të ngjarë të ri-veprojë pasi të lirohet nga burgu bazuar në të dhënat e mbledhura dhe analizat e modeleve historike. Natyrisht në lidhje me këtë informacion debatohet shume ndërkohë që perdorimi i kesaj praktike rritet vazhdimisht.

Policimi parashikues mund të jetë më i dobishëm në identifikimin e viktimave të mundshme të krimeve në të ardhmen.

Robotët

Akoma nuk mund të zëvendësohen të gjithë forcat e policise me robotë, por departamentet e policisë po u drejtohen robotëve për të trajtuar detyrat që variojnë nga të zakonshmet te më të rrezikshmet.

Disa vende po testojnë robotë që veprojnë si oficerë policie zëvendësues. Dubai po eksperimenton me robotë rrugësh që mund të transmetojnë të dhëna përsëri në zyrat qendrore për t'u vleresuar nga njerëzit atje. Ata janë gjithashtu të pajisur me ekran prekës për raportimin e krimeve dhe mund të komunikojnë në gjashtë gjuhë të ndryshme.

Robotët gjithashtu mund të kryejnë detyra më komplekse në emër të oficerëve të policisë. Ata mund të hyjnë në vende të rrezikshme dhe të identifikojnë njerëz dhe objekte që paraqesin kërcënime të mundshme, një alternativë më e sigurt për të shpëtuar jetën e policëve. Ka robotë që janë gjithashtu të pajisur me aftësinë për të shpërthyer bomba, duke përmirësuar sigurinë publike pa i vënë oficerët në rrezik.

Krimet jo të dhunshme

Inteligjenca Artificiale është e aftë të dallojë anomali në modele dhe kjo bën të mundur mirëzbulimin e krimeve jo të dhunshme si mashtrimi dhe pastrimi i parave. Bankat tashmë po aplikojne Inteligjencen Artificiale si pjesë integrale e sigurisë së tyre dhe agjencite e zbatimit te ligjit po bashkëpunojne me këto subjekte për të kapur këto lloj krimesh.

Përmes analizimit të imazheve, Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë mallra të falsifikuara dhe fatura të falsifikuara me një probabilitet të lartë saktësie, duke zbuluar detaje që syri i njeriut mund t’i humbasë.

Cila është e ardhmja e Inteligjencës Artificiale për agjencitë e zbatimit e ligjit?

Inteligjenca Artificiale mund të jetë akoma e re për agjencitë e zbatimit të ligjit, kështu që aplikimet e saj nuk janë realizuar ende plotësisht. Sidoqoftë, tashmë ajo ka një ndikim në fushat kryesore si mbikëqyrja, parandalimi i krimit dhe zgjidhja e krimit.

Me teknologjitë e përforcuara të imazhit dhe njohjen e objektit dhe fytyrës, Inteligjenca Artificiale zvogëlon nevojën angazhimit të oficerëve të policisë me detyra të ndryshme, duke bërë të mundur që oficerët të trajtojnë veprimtari më komplekse. Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund të ndihmojë në kapjen e kriminelëve që përndryshe do të liheshin të lirë dhe mund të zbulojë krime që përndryshe do të mbeteshin të pazbuluara.

Policimi parashikues është gjithashtu një fushë për t'u parë, pasi mund të ketë implikime të mëdha për mënyrën se si kapen kriminelët dhe si identifikohen viktimat. Në mënyrë ideale, policimi parashikues do të mbrojë publikun edhe më shumë se më parë, por ka ende veshtiresi për t'u përpunuar pasi sistemet bëhen më të avancuara.

Nuk mund të thuhet ende se si dhe sa këto ndryshime do të transformojnë rolin e oficerit të policisë, por një gjë është e sigurt, që rezultatet do të kenë një ndikim të madh tek të gjithë.

©Shyqyri Dekavelli