Discovery

Fabrika bakteriale që prodhon fije mëndafshi - Nga Et’hem Ruka

Et'hem Ruka

Fijet që prodhojnë merimangat për ndërtimin e rrjetave të tyre kanë cilësi të jashtëzakonshme që mund të përdoren në industrine mjekësore, të hapsirës ajrore dhe industrisë së veshjeve. Këto fije janë të biodegradueshme dhe të përputhshme me jetën deri sa nuk atakohen nga sistemi imunitar i kafshëve.

Mbarështimi i merimangava për prodhimin e fijeve ka qenë i pamundur për kërkuesit. Ato janë kanibale dhe hanë njëra-tjetrën.

Shkencëtarët kanë gjetur një rrugë tjetër për prodhimine fijeve të mëndafshit. Ata kanë përpunuar gjenetikisht një bakter me ngjyrë të purpurt që rritet në ujin e detit. Ky bakter quhet Rhodvulum sulfidophilum.

Ky bakter fotosintetik, që e prodhon vet lëndën organike si dhe bimët, ka nevojë vetëm për ujë deti, dritën e diellit, dioksidin e karbonit dhe një burim azoti. Duke plotësuar këto kushte mund të ndërtohet një “fabrikë e gjallë bakteriale” që prodhon edhe proteinën prej së cilës fabrikohen fijet e mëndafshit.

Nëse dje njeriu ishte krenar që zbuste një kafshë shtëpiake, sot duhet të krenohemi që bioteknologjia na jep mundësinë të “zbusim” bakteret që punojnë edhe për ne, duke na dhënë  produkte të pastra, me cilësi të reja e me kosto të ulët.