Discovery

A do të jetë Intelegjenca Artificiale superiore mbi njerëzimin? - Nga Shyqyri Dekavelli

Shyqyri Dekavelli

Inteligjenca Artificiale ka arritje të jashtëzakonshme. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale dhe trajektoren e Inteligjencës Artificiale, edhe sa kohë njerëzit mund të mbeten krijesa më inteligjente në Tokë?

Njerëzit nuk janë më të fortët apo më të guximshit. As nuk janë riprodhimi më i shpejtë. Megjithatë njerëzit dominojnë jetën në Tokë.

Suksesi i njerëzve si specie i detyrohet inteligjencës së tyre, një inteligjencë që i lejon të koordinojnë veprimet, të ndajnë informacionin dhe të ndërtojnë mjete. Por çfarë do të ndodhë kur më në fund njerëzit të ndërtojnë diçka më të zgjuar se vetë ata?

Vetëm në dekadën e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të rritjes së Inteligjencës Artificiale që mund të mbajë biseda, të flasë cilëndo nga 100 gjuhët e ndryshme, të mundë këdo në Shah, Poker dhe në çdo video lojë. Inteligjenca Artificiale i njeh objektet dhe fytyrat më mirë se njerëzit, madje diagnostikon kancerin më mirë se shumica e mjekëve. Inteligjenca Artificiale është përdorur për të shpikur teknologjinë, për të zbuluar ligjet e fizikës, madje edhe për të identifikuar barnat e reja. Inteligjenca Artificiale sot mund të kompozojë si Bach dhe të pikturojë si Van Gogh. Inteligjenca Artificiale mund të ngasë makinën, të fluturojë dhe madje të lëvizë më mirë se shumica e njerëzve.

Inteligjenca Artificiale tashmë ka arritur aftësi mbinjerëzore dhe shpejt do të mbulojë e do kryejë proçeset ku njerëzit ende janë në avantazh.

Intelegjenca Artificiale do të krijojë miliona vende të reja pune të inteligjencës artificiale mbas disa vitesh. Nga studime te ndryshme konkludohet se ekziston një mundësi që deri në vitin 2030, Intelegjenca Artificiale do të tejkalojë njerëzit në shumicën e detyrave mendore, por kjo nuk do të thotë që njerezit nuk do të kenë punë.

Pse është e rrezikshme Inteligjenca Artificiale?

Nëse Inteligjenca Artificiale tejkalon njerëzimin në inteligjencën e përgjithshme dhe bëhet "super inteligjente", atëherë mund të bëhet e vështirë ose e pamundur për njerëzit që ajo të kontrollohet. Ashtu si fati i gorillës, që jeton në mal, varet nga vullneti i mirë i njerëzve, ashtu mund të varet edhe fati i njerëzimit nga veprimet e një super inteligjence në të ardhmen.

Si do t’i ndihmojë njerëzit Intelegjenca Artificiale?

Intelegjenca Artificiale mund të ndihmojë në eliminimin e domosdoshmërisë që njerëzit të kryejnë detyra të lodhshme. Një nga përfitimet kryesore të inteligjencës artificiale është aftësia e saj për të zvogëluar punën e vështirë që njerezit janë të detyruar të kryejnë.  Detyrat e përsëritura, të lodhshme në çdo punë janë ndëshkimi i shumë punëtorëve në të gjithë botën.

Pse nuk mundet Inteligjenca Artificiale të pushtojë botën?

A mundet Intelegjenca Artificiale të planifikojë një pushtim të botës? Absolutisht jo. Inteligjenca Artificiale nuk mund të ketë një vizion ose qëllim më vete, përveç nëse dikush e programon atë në atë mënyrë. Intelegjenca Artificiale nuk mund të projektojë vetveten në atë mënyrë (përmes të mësuarit të thellë) sepse të mësuarit e thellë është të përmirësojë efikasitetin e asaj për të cilën është krijuar ajo.

A është Inteligjenca Artificiale e ardhmja?

Inteligjenca Artificiale po ndikon në të ardhmen e pothuajse çdo industrie dhe çdo qënie njerëzore. Inteligjenca artificiale ka vepruar si drejtuesi kryesor i teknologjive në zhvillim si të dhënat e mëdha e robotika dhe do të vazhdojë të veprojë si një novator teknologjik për të ardhmen.