Historia e Kanadasë (pj.7) Konfederata

Prej vitit 1864 deri në 1867, përfaqësuesit e Nova Scotia, New Brunswick dhe Provincës së Kanadasë, me mbështetjen britanike, punuan së bashku për të krijuar një shtet të ri. Këta burra njihen si Baballarët e Konfederatës. Ata krijuan dy nivelet e qeverisjes: federale dhe provinciale.
Provinca e vjetër e Kanadasë u nda në dy provinca të reja: Ontario dhe Quebec, të cilat, së bashku me New Brunswick dhe Nova Scotia, formuan shtetin e ri të quajtur “Kanadaja Sovrane”. Çdo krahinë do të zgjidhte legjislaturën e vet dhe do të kishte kontroll mbi fusha të tilla si arsimi dhe shëndetësia.
Parlamenti britanik miratoi Aktin Britanik të Amerikës së Veriut në 1867. Shteti i Kanadasë lindi zyrtarisht më 1 korrik 1867. Deri në vitin 1982, 1 korriku u festua si "Dita e pavarësisë" për të përkujtuar ditën që Kanadaja u bë sovrane-vetëqeverisëse. Sot ajo njihet zyrtarisht si Dita e Kanadasë.
Sovranitet nga Deti në Det
Sir Samuel Leonard Tilley, nga New Brunswick, themelues i Konfederatës sugjeroi termin Sovraniteti i Kanadasë në 1864. Ai u frymëzua nga Psalmi 72 në Bibël që i referohet "sovranitetit nga deti në det dhe nga skajet e lumit deri në tokë ". Kjo frazë mishëroi vizionin e ndërtimit të një vendi të fuqishëm, të bashkuar, të pasur dhe të lirë i cili shtrihej në një kontinent. Titulli është shkruar në Kushtetutë, është përdorur zyrtarisht për rreth 100 vjet dhe mbetet pjesë e trashëgimisë së Kanadasë sot.
Zgjerimi i Sovranitetit
1867 - Ontario, Quebec, Nova Scotia, New Brunswick
1870 - Manitoba, (Northwest Territories)
1871 - British Columbia
1873 - Ishulli Princ Edward
1898 - Territori i Yukonit
1905 - Alberta, Saskatchewan
1949 - Newfoundland dhe Labrador
1999 – Nunavut
Kryeministri i Parë i Kanadasë
Në vitin 1867, Sir John Alexander Macdonald, një nga themeluesit e Konfederatës, u bë Kryeministri i parë i Kanadasë. Lindur në Skoci më 11 janar 1815, ai ishte fëmijë kur u zhvendos në Kanadanë e Sipërme. Ai ishte një avokat në Kingston, Ontario, një politikan i talentuar dhe një personalitet energjik. 11 janari njihet si Dita e Sir John A. Macdonald. Portreti i tij është në prerjen e 10 $.
Sir George-Étienne Cartier nga Quebec ishte arkitekti i Konfederatës. Ai ishte patriot kanadez, mik i ngushtë me Macdonald. Përfaqësoi Quebec-un në Konfederatë dhe ndihmoi në negociimin e përfshirjes së territoreve të Northwest, Manitoba dhe British Columbia në Kanada.
(vijon)