Discovery

Sfidat, kryengritjet, ekonomia (Historia e Kanadasë 8)

Historia e Kanadasë (pjesa e 8-të)

Sfidat në Perëndim

Kur Kanadaja mori nga kompania Hudson's Bay në vitin 1869, rajonin e madh veriperëndimor 12,000 Metisët e Lumit të Kuq nuk u pyetën. (shpjegim i redaksisë: Metis-një person me origjinë të përzier amerikane dhe euro-amerikane, që jetonte në zonat përreth lumenjve të Kuq dhe Saskatchewan). Prandaj Louis Riel udhëhoqi një kryengritje të armatosur dhe pushtoi Fort Garry, kryeqytetin e rajonit. E ardhmja e Kanadasë ishte në rrezik. Si mund të arrinte dominimin nga deti në det nëse nuk mund të kontrollonte territoret e brendshme? 

Ottawa dërgoi ushtarë për të rimarrë Fort Garry në 1870. Riel u arratis në Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja krijoi një provincë të re: Manitoba. Riel u zgjodh në Parlament por nuk arriti të ulej kurrë. Më vonë, pasi Metisët dhe të drejtat e indianëve u kërcënuan përsëri nga perëndimorët, organizuan rebelimin e dytë në 1885 në Saskatchewan e sotme, i cili çoi në gjykimin dhe ekzekutimin e Riel për tradhëti të lartë, një vendim që u kundërshtua fort në Quebec. Riel është konsideruar nga shumë njerëz si një hero, një mbrojtës i të drejtave të Metisëve dhe babai i Manitobas.

Pas kryengritjes së parë të Metisëve, Kryeministri Macdonald në vitin 1873 themeloi në Veri-Perëndim Policinë e Mobilizuar (NWMP) për të qetësuar Perëndimin dhe për t’i ardhur në ndihmë negociatave me indianët. NWMP themeloi Fort Calgary, Fort MacLeod dhe qendra të tjera që sot janë fshatra dhe qytete. Regina u bë selia e saj. Sot, Royal Canadian Mounted Police (RCMP ose "The Mounties") janë forcat policore kombëtare dhe një nga simbolet më të njohura të Kanadasë. Disa prej heronjve të Kanadasë, si gjeneral major Sir Sam Steele, erdhën nga radhët e Mounties.

Fotot: 1)Fort Garry, 1863: flamuri i kompanisë Hudson's Bay u valëvit mbi Kanadanë Perëndimore 200 vjet përpara Konfederatës 2-)Sir Sam Steele: Një hero i madh, Polic dhe ushtar i Mbretëreshës. 3) Gabriel Dumont ishte udhëheqësi më i madh ushtarak i Metisëve

Një hekurudhë nga deti në det 

British Columbia u bashkua me Kanadanë në 1871 pasi Ottawa premtoi të ndërtonte një hekurudhë në Bregun Perëndimor. Më 7 nëntor 1885, përfundoi simboli i fuqishëm i unitetit  kur Donald Smith (Lord Strathcona), drejtori skocez i hekurudhës kanadeze të Paqësorit (CPR), nguli gozhdën e fundit. Projekti u financua nga investitorë britanikë dhe amerikanë dhe u ndërtua nga punëtorë evropiane dhe kinezë.

       

Më pas, ndaj kinezëve ushtrohej diskriminim, duke i vendosur taksën e kokës, një tarifë hyrjeje me bazë racizmi. Qeveria e Kanadasë kërkoi falje në vitin 2006 për këtë politikë diskriminuese. Pas shumë vitesh të punës heroike,"shiritat prej çeliku" u prenë, duke përmbushur një ëndërr kombëtare.

Drejt perëndimit

Ekonomia e Kanadasë u rrit gjatë bumit ekonomik të viteve 1890 dhe fillim të viteve 1900. Një milion britanikë dhe një milion amerikanë emigruan në Kanada në këtë kohë.

Sir Wilfrid Laurier u bë kryeministri i parë franko-kanadez që nga krijimi i Konfederatës, i cili inkurajoi imigracionin në Perëndim. Portreti i tij është në prerjen e 5 $. Ndërtimi i hekurudhës bëri të mundur vendosjen e 170,000 emigrantëve ukrainas, 115,000 polakëve dhe dhjetëra mijëra nga Gjermania, Franca, Norvegjia dhe Suedia në Perëndim para vitit 1914, të cilët bënë që të zhvillohej sektori bujqësor. (vijon)

©Flasshqip.ca