Krijimtari

Në pritje të meshës së fundit - Nga Vangjush Ziko

Mesha e së dielës

mbaroi

temjani më mbështjell

si ëndrra somnambulin.

Sytë e shënjtorëve

zhbirojnë shpirtin tim

(a u pastrua vallë!).

Qyteti indiferent

tymos

dhe pi kafe

nën tenda ngjyra-ngjyra

(si flamurë fitoresh!)

Digjet vjeshta,

Tymi i lutjeve

dhe hiri i shpresave

ma vesh shpirtin,

Si ta pastroj

nuk di,

si ta shkund këtë hi

që po më bën

fosil.

© Vangjush Ziko