Krijimtari

Duke pritur kometën - Nga Vangjush Ziko

U thinja

duke pritur kometën

dhe magët.

Çdo vit lind

një kukull e artë

në një djep me kashtë,

stolisur me kometë inkadeshente.

Magët modernë

kanistrat mbushur me fjalë

lyer me ngjyra ylberësh,

Ne shqerëzat njerëz

blegërijmë të dehur

duke kullotur lëndinën

e lumturisë së gënjeshtër.

Shpresa jonë rilind e belbër

në pelenat e përgjakura

të luftës së tretë.

© Vangjush Ziko