Krijimtari

Natura Morta - Nga Artan Gyzel Hasani

dimëron dhe unë ndez oxhakun elektrik

brenda të cilit nuk digjen drurë

por një iluzion teknologjik

i ngjashëm me harrimet

që më mundëson të shkëmbej

dy fjalë me hijen e vetes mbi mur

dhe një cigare me Zotin

për të parën herë në jetë

kam nevojë ta pyes për shëndetin

sigurohem që është mirë

dhe ka hequr dorë nga kujtimet

rrëkëllej një gotë verë

dhe nis të shfletoj nga e para

albumin e madh të fotografive

që s’i bëra dot kurrë…

© artangjyzelhasani 2025