Krijimtari

Buka e popullit - Nga Armenida Qyqja

Një grusht miell, bojë dhe tharmë,

Pa fund tharmë...

Ja çfarë vesh aparatin tretës

Dhe trutë e një populli,

Që s'di sëmundje ka prej një shekulli...

Tharma rrit ëndrra shterpe

Dhe mendime të mbrapshta

Që s'mund të kurohen

Pa ndërrimin e dietës dhe gjakut...

Të helmuan o i mjeri im,

Me një grusht miell serbie,

Bojë dhe tharmë,

Tharmë të skaduar elektorale...

© Armendida Qyqja - Janar 2025