Vrasësi i lexuesit… - Nga Artan Gjyzel Hasani

…jam unë, autori
askush tjetër…
mund ta vras duke ia zgjatur jetën mes fletëve
dhe ta varros të gjallë mes vargjeve
ose t’ia fal jetën dhe ta lë të lirë
të shëtisë i vdekur në kopertinën e librit
diku mes titullit dhe çmimit…
(nga vëllimi poetik “OPIUM” 2025)
© artangjyzelhasani