Tragjikomedi - Nga Armenida Qyqja
Palaçot mundohen të mbajnë me zor maskat
Ndërkohë që u kanë shkarë
Duke ua marr me vete dhe fytyrat,
Ç'zgavrra të llahtarshme në vend të syve!
Ato vazhdojnë të qeshin, qajnë, qeshin,
Në rrokopujën e tyre
Dhe prapë të mashtrojnë pa pikë turpi,
Në pikë të diellit!
Maska i ka zotruar që ditën,
Orën e parë kur e veshën,
Si në filmin e komedianit amerikan,
Veçse mua s'më vjen të qesh, por ulërij
Boll! Boll u tallët me njerëzit e mi!
© Armenida Qyqja, shkurt 2025



