Koloseu i Liliputëve - Nga Artan Gjyzel Hasani
çdo ditë lindet skllavi i parafundit
dhe në prangat e tij komode
në Koloseun e Liliputëve
shpresa ime për vullnete të lira
i dorëzohet fundit…
për të ardhmen e tij
gjithnjë do të vendosë një tjetër
brenda kafazësh të bollshëm e të mirë
jeton i lumtur
jeta e tij është një vullkan i shuar
ku si një cigare ai tymos veten
në të drejtën e tij për të jetuar si skllav
dhe privilegjin e pamundur
për të vdekur i lirë…
(nga vëllimi poetik “OPIUM” 2025)
© artangjyzelhasani



