Krijimtari

Kalorës të harbuar - Nga Armenida Qyqja

Ata presin të gjithë, të bjerë kalorësi,

Kanë kohë që mezi presin në fakt,

Ëndrrojnë, luten, trillojnë,

Dhe magji kanë bërë madje!

Presin të shohin si do t'i varet koka,

Rrëshkasin frerët nga duart,

Ja dhe pak dhe pak, dhe ndoshta

Një lak do të varet nga degët e pemëve

Në vend të frutave joshëse...

Presin, luten, trillojnë dhe kanë harruar

Që kali, nga çasti në çast mund të ngordhë,

Askush s'i ka dhënë një orë pushim,

As bukë e as ujë për të pirë,

Një shekull të tërë kalërim i harbuar...

© Armenida Qyqja - Tetor 2025