Krijimtari

Hije drite - Nga Artan Gjyzel Hasani

gjethet mbulojnë gjurmët

mbi udhën që shkurtohet çdo ditë

dhe pakuptuar bëhem pemë

rrënjë të bashkuara në trung

ndarë përsëri në shumë degë...

ndersa ju bini në dashuri me vargjet e mia

i doni aq shumë

sa padashje më urreni

por nuk jam unë ai,

është poeti

që shpirtin ma vjedh për t’jua dhënë

sa herë që për ju jam ai tjetri…

dhe kur dritë jam

poeti bëhet hije...

prandaj dhe dritëhija

që une ju fal...

e pastaj...

...largohem

dhe poetin ua marr

siç vjedhim veten nga pasqyra…

(nga “OVAL”, 2016)

© artangjyzelhasani - Toronto