Kristaq Turtulli: Lagjja Teologe
Më pëlqente të shëtisja
në lagjen Teologe,
ngritur mes një pylli
me luleshqerra.
Anës një lumi,
ku lundronin dhe kuakin pata.
Me shtëpi të bukura,
si prej kukulle,
të pastra, si drita, të bardha,
rrethuar me pemë dhe lule.
Çdo mëngjes shihja
dhe përshëndesja,
flokë argjënda,
pleq dhe plaka.
Kur fshinin trotuare
punonin në kopshte.
Dhuronin tufa rreze drite
me buzëqeshje.
Dje kalova dhe s’i pashë,
të gjithë i kishte marrë era.
Në vend të tyre
vetëm kinezë,
gjeta...



