Kristaq Turtulli: Kujtime…
Një thinjë, dy, njëqind, njëmijë,
Te qoshku mbeti çunaku, luan lojë lufta.
Ajri e treti frymën e fëmijërisë,
Pëllumb i bardhë i nënës u bë puthja.
Në pyllin e jetës ra bryma e parë,
Humbi gugu-ftuja e ëmbël në ahishta,
Herë u bë flutur dhe herë thëllëzë,
E tok me të rinia, e bukura, e brishta.
Pishat e rralla u mbuluan nga bora e rëndë.
Hëna e grindur numëron yjet me gishta,
Noton mosha, mbijeton në detin me dallgë.
Në jastëkun e memories më cytin kujtimet e trishta...



