Odiseja ime!
- Nga: Vangjush Ziko
1
Bëra zbore
atdheun ta mbroja
po luftë s'bëra,
vrava armikun imagjinar
në një tabelë kompesatoje
(më në fund e kuptova),
të shpëtonte
prej vetes
atdheu ropatej.
2
Një jetë
ditë e natë bëra luftë
pleqërinë ta shtyj
mos më qasej e mira
(e kuptova më në fund),
për qasjen e saj
paskam bërë tërë luftrat e mia.
3
Pres të firmos paqen e shkruar
në pergamenin e lëkurës sime
të regjur në vite,
paqen me veten,
me vendlindjen
që braktisa,
paqen me këtë tokë mikpritse.
me lumturinë që
si çekun fals e grisa.



