Krijimtari

Maska

Nga: Vangjush Saro

Dikush po jepte dhe po merrte, 
t’i bënte njerëzit për vete…
Por mbledhja shkonte tatëpjetë,
ndaj thirri tjetri, me të drejtë:


“Ç’po ndodh? Të ma shpjegojë dikush, 
se u ngjira dhe po vete huq…” 


Një zë i çuditshëm flet nga pas: 
“Ore zotëri, ti qenke dërrasë;
pa më vënë mua bën kuvend?”

Ish një Maskë që i jepte mend...

Tagged under Vangjush Saro Fabul maska