Krijimtari

Vangjush Ziko-Square One

Katror i thonë
(brinjët s' i ka 
aspak të barabarta)
elevatorët të ngjitin
dhe të zbresin ëmbël 
në katet e parajsës,
po u lodhe ulu
surbit kafenë pa ajkë
në një gotë prej letre,
medito për jetën
në këtë supermarket gjigant
me brinjë 
dhe me kuleta 
kurrë të barabarta.