Krijimtari

Koncerti i fundit i vjeshtës

Nga: Vangjush Ziko

Mbaroi vjeshta kozmetikën
lyeu flokët fletë më fletë
për koncertin e fundit të stinës,
solistët kanë ikur
në stinë të tjera,
kanë mbetur vetëm koristët
harabelat dhe 
flautistja e ngjirur era,
panja bën të duartrokasë,
i roniten pëllëmbët e arta,
(janë kallpa),
si vetë vjeshta
që e zhveshi,
i la vetëm kremastarin
të varë dimri gunën e bardhë.

Tagged under Vangjush Ziko