Vangjush Ziko-Kulla e Pizës
ec një jetë të tërë,
hija më ndjek
si qenushi i fëmijërisë
e nuk leh,
e përse të lehë
dhe unë ec e nuk qahem
pesha e fatit
ma zhvendosi qendrën e rëndesës,
(punë e madhe)
Kulla e Pizës
qëndron shekuj e mënjanuar
dhe nuk bie,
do ecim qenushi im
gjer atje ku çlodhen
hijet e mermerta
dehur nga ëndrrat e trëndafilta
(me gjemba nën sqetull)
të gjunjëzuar
si Kulla e Pizës
t'i falemi Zotit.



