Krijimtari

Protestë e sendeve - Nga Vangjush Ziko

U mërzitën sendet e dhomës

nga palëvizshmëria

karriget përbuzin tryezën

që i mban në rresht

deti i dallgëzuar

kërkon ta shqyejë kornizën

me varak të artë

fotografive iu mërzit lecka

që u merr pluhurin

por s'ua ndryshon dot moshën

muret mund t'i rrëzoj

xhamet e dritareve

mund t'i bëj copë-copë

leckën ta hedh në plehrat

ç'të bëj me zemrën

që turfullon në gjoks

ç't'i bëj

ndërgjegjes së fosilizuar

Tagged under Vangjush Ziko