Vangjush Ziko: Prit e diel!
- Nga: Vangjush Ziko
Erdhi përsëri e diela,
siç vjen e shumëpritur,
pa kuptuar ikën,
gjithnjë pa shijuar të gjithën,
gjithnjë nuk mjafton
as për t'u çlodhur,
as për të dremitur,
java e re vjen
me kalorëset e saj
amazonat mitike,
vijnë dhe ikin
ngasin kuajt nevrikë,
prit e diel të heq heqkat,
prit të mbath këpucët,
jashtë dhe dëborë
dhe e jetës llucë
kjo e jona rrugë.



