Kapriçio Janari – Nga Vangjush Ziko
Na mbuloi
kjo dhimbje e bardhë,
e veshi dheun
siç e vesh korja plagën,
reumatizma na i breu brinjët,
përtypim koren e ngrirë të shpresës
me bashkën e dëborës pas qafe,
presim të na blegërijë
te pragu i derës
manushaqja.



