Krijimtari

Lojë e përditshme shahu - Nga Vangjush Ziko

Shah luajmë çdo ditë,

luajmë me veten tonë,

me gruan,

me fëmijët,

me shokë e miq,

gjithmonë gjendet dikush

që fillon betejën

për gjellën që u dogj në zjarr,

një fjalë thënë pa takt,

për një këshillë

a heshtje pa vend,

për politikën,

fjalët ndeshen me fjalët,

britmat shpërthejnë,

ciflat plagosin mbretëreshën sedër,

nervat kalërojnë të shkumbëzuara

herë si buqefali i aleksandrit,

herë si rosinanti,

dorëzohen kështjellat e darit,

festojnë fitoren mullinjtë e erës,

rrallë ka pat

edhe më rrallë remi,

me vetveten

gjithmonë jemi mat.

Tagged under Vangjush Ziko